Një shtetas shqiptar i kërkuar nën dyshimin për vrasje është ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është lënë në paraburgim nga gjyqtarët në Cardiff.
31-vjeçari Hysland Aliaj akuzohet për vrasjen e polakut me nënshtetësi angleze Tomasz Waga. 23 vjeçari u gjet i pajetë në një park në Westville Road, Cardiff më 28 janar të vitit 2021.
Sa i përket Aliaj, ai u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në fillim të këtij muaji, ndërsa do të paraqitet në gjykatën e Lartë në Cardiff më 22 korrik.
Ai akuzohet për vrasje, lëndim të rëndë trupor dhe komplot për prodhimin e kanabisit, pasi Tomasz ishte sulmuar me grushte dhe armë të ftohta në një banesë që dyshohet të ketë qenë një fermë kanabisi.
Det Supt Mark O’Shea, nga Policia e Uellsit jugor, tha: “Ndërsa ky është një tjetër zhvillim i rëndësishëm në hetim, ne jemi ende shumë të etur për të përcaktuar vendndodhjen e dy shtetasve shqiptarë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Unë do t’i bëj thirrje komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj të na ndihmojë në gjetjen e Elidon Elezit dhe Artan Pallucit të cilët janë në kërkim për dyshimin e vrasjes”.
Ai tha se kishte një shpërblim prej £10,000 nga Crimestoppers për informacionin që çon në arrestimin e tyre.
“Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar. Arrestimet e fundit kanë vërtetuar se ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë dhe Shqipërinë”, tha zoti O’Shea.
Ndërkohë, katër shqiptarë të tjerë tashmë do të dalin në gjyq në vjeshtë në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, ndërsa policia bën apel për gjetjen e një Mercedesi të argjendtë.
Mercedes C200 Sport ngjyrë argjendi/gri, me targë BK09 RBX u pa për herë të fundit në Cardiff në ditën kur u gjet trupi i Tomasz, ndërsa policia kërkon të dijë vendndodhjen aktuale të mjetit./BallkanWeb
Jeto I Lumtur.al