Janë publikuar pamjet brenda lokalit ku nisi sherri mes një grupi shqiptarësh dhe 42-vjeçarit grek Dimitris Kordas, i cili mbeti i vdekur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rafinjas në lokalin e natës, “Sante Rock Bar”.
Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas. Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.
Lidhur me këtë ngjarje janë pas hekurave dy 24-vjeçarë shqiptarë, teksa bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit kanë rrëfyer se viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe në atë moment ata kanë vendosur ta sulmojnë.
Jeto I Lumtur.al