Zbulohet nofka, si e konsiderojnë Gledis Nanon në SHBA

Jil
Jil
2 Min Read

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço ka zbuluar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se si e konsiderojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA, “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”.

Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Arian Çani: Është e vërtetë që je njohur me Gledis Nanon, drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Amerikë para se ai të bëhej drejtor?

Ervin Karamuço: Unë e kam dëgjuar emrin e tij, madje ai ka një nofkë aty, jo pseudonim, por nofkë. “Smart guy from Albania”, SGA, “një njeri i zgjuar shqiptar”. Dhe mentori i tij, instruktori i kursit të tij është një mik familjar i familjes tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se i thosha, ka shqiptar? Ka, dhe ma ka përmendur. Kur erdhi pastaj që u bë drejtor, ose më mirë kur filluan ngjarjet e Sirisë që aty doli dhe u evidentua për herë të parë vlerat e tij si profesionist, aty kam thënë qenka ky. /tvklan.al

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *