“Më mirë të jetë shi”! Zbardhet grabitja në Sarandë, zbulohen SMS-të para dhe pas ngjarjes

Jil
Jil
4 Min Read

 

Gjykata e Sarandës, në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, nuk ka pranuar para pak ditësh kërkesën e 41-vjeçarit Edmond Duzha për të lënë qelitë e paraburgimit, ku ndodhet prej 29 dhjetorit si i dyshuar për vjedhjen në bashkëpunim të rreth 173 milionë lekëve në një supermarket, në Sarandë në 11 dhjetor 2021.

Duzha, banues në Laç, një ish i dënuar në Itali për “vjedhje” dhe “dhunë/sulm ndaj forcave të policisë” akuzohet se bashkëpunoi në vjedhje me Bekdash Cukallen, një 38-vjeçar, banues në Sarandë, pronar i firmës së mirëmbajtjes së kamerave të sigurisë së supermarketit. Sipas dosjes së prokurorisë, hetimet e së cilës po kryhen nga Prokurori Ilir Hoxha, në vjedhje morën pjesë 3 persona, të cilët janë filmuar nga disa kamera sigurie në subjekt, por edhe në qytet.

 

Skrapar, tentoi të vriste bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën, ndërhyn policia

Kohët e fundit në dosjen e Prokurorisë janë shtuar edhe disa prova të reja. Konkretisht nga këqyrja e telefonit të markës “Iphone – 11 ProMax”, evidentohet se në aplikacionin “Whatsapp”, Edmond Duzha komunikon me abonenten “I”, me numër “06926***”, me të cilën, më datë 10.12.2021, ora 11.24 PM, pra disa ore para vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

– Edmondi: “tu ra shi knej”; “ftoht”; “mir krejt”
– I “a keq koha”;
– Edmondi: “po”;
– I “ishalla pushon shiu”;
– Edmondi: “ma mir të jet shi”;
– I “po mir ishalla bjen”;
– Edmondi: “hahaha”;
– I “hahaha”;

dhe më datë 11.12.2021, ora 05.25 AM, disa ore pas vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:
– Edmondi: “mir jam”; “po pres sa të hapen lëvizjet e po nisem”; komunikime këto që krijojnë dyshime se veprimtaria në vijim e shtetasit Edmond Duzha do ishte e tillë që duhet të favorizohej nga moti i keq me shi, për të cilën ky i fundit shprehet “ma mir të jet shi”. Një tjetër provë e shtuar është ajo e filmimeve të kamerave të sigurisë së Komisariatit të Sarandës. Konkretisht në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 29.12.2021, ora 16.00, Prokurori ka autorizuar kryerjen e veprimit hetimor të përgjimit ambiental ndërmjet shtetasve Edmond Duzha dhe Bekdash Cukalla brenda ambienteve te Komisariatit të Sarandës ku rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha shikon përreth ambientit, troket tavolinën me gisht për t’i tërhequr vëmendjen shtetasit Bekdash Cukalla, e shikon në sy dhe i bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë.

Shtetasi Bekdash Cukalla kthen shikimin nga Edmondi, por nuk komunikojnë”. Gjithashtu, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 30.12.2021, ora 10.00, rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha lëviz kokën në drejtimin poshtë lartë, shikon përreth ambientin, bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë, duart i mban të bashkuara para fytyrës dhe me pëllëmbën e dorës së majtë godet dorën e djathtë duke parë në sy shtetasin Bekdash Cukalla, i cili nuk reagon”.

Këto prova i janë shtuar një sërë provave të tjera, kryesisht filmime të kamerave të sigurisë, me të cilat pritet që Prokuroria të mbrojë akuzën e saj./gazetashqip

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *