Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka bërë apel të qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë kujdes të veçantë nëse udhëtojnë nëpër Serbi me automjete që mbajnë targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Në llogarinë e tij në Facebook, Avdyli ka ngritur shqetësimin për fushatën e grupeve ekstremiste serbe në rrjete sociale, të cilët sipas tij, kanë bërë thirrje për dallimin e shoferëve me origjinë serbe që përdorin targa RKS.
Ai ka theksuar se këto grupe po inkurajojnë vendosjen e shenjave të dallueshme, si flamuj apo simbole fetare, për të shmangur sulmet ndaj tyre.
“Nëpër rrjetet sociale serbe, grupet ekstremiste serbe, të indinjuara që automjatet që pritet të hyjnë në Serbi kanë shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar t’i bëjnë thirrje shoferëve kosovarë me origjinë serbe të vendosin shenja dalluese në automjetet e tyre. Si duket, qëllimi i tyre është të sulmojnë automjatet me targa RKS.”
Ai apelon për shtim të kujdesshëm për qytetarët që udhëtojnë duke përdorur targa RKS dhe sugjeron masa paraprake si shmangia e zonave të mbipopulluara, mosndalimi nëse ndalohen nga qytetarë të zakonshëm dhe sidomos nëse sulmohen nga grupe ekstremistësh.
“Diçka po ziejnë ekstremistët serbë, prandaj duhet vëmendje e shtuar”, paralajmëron Avdyli, duke u bërë thirrje shoferëve të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të shmangin ndalimin e automjetit nga persona të paautorizuar dhe të mos reagojnë në provokime të mundshme pranë rrugëve apo autostradave.
Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës.about:blank
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”.
Ai shtoi se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve në Kosovë kanë targa RKS, sepse kjo është mënyra e vetme për të lëvizur nëpër Kosovë.about:blank
“Ato po ashtu përdoren nga klerikët e Dioqezës Rashkë-Prizren për të arritur deri te faltoret dhe besimtarët”, tha Petkoviq, duke shtuar se me këtë vendim, Qeveria serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.