JiL.al - Jeto i Lumtur

MrekuIIia e të dërguarit të Zotit e Thënë Para 1400 Vjetësh E ZbuIuar Tani..!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

MrekuIIia E Te Derguarit Te Allahut E Thënë Para 1400 Vjetësh E ZbuIuar Tani..!

Ky është rrëfimi që ndodhi në kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Jo’besimtarët e Mekës i thanë Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem:“Nëse vërtet je i Dërguar i Allahut, po të kërkojmë si mrekulli argument për ne që ta ndash Hënën në dy pjesë” dhe i premtuan se do ta besojnë nëse do të kishte mundësi që ta bënte atë gjë. Atë natë Hëna ishte e plotë.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem iu lut Allahut të Lartësuar për këtë mrekulli që të ishte si argument për pejgamberllëkun e tij dhe që t’i besojnë Atij.
Allahu i Lartësuar ia dhuroi Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem këtë mrekulli madhështore dhe pasi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem bëri medorë nga Hëna, ajo u nda në dy pjesë por jo vetëm kaq, njëra pjesë shkoi nga kodra Safa, kurse pjesa tjetër shkoi në drejtim të kodrës Kajkaa, përballë kodrës Safa derisa e panë kodrën Hira mes dy gjysmave të Hënës.Dhe thanë: “Na bëri magji Muhamedi!”

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Pastaj thanë se nëse na ka bërë neve magji, nuk ka mundësi që t’i bëjë magji tërë njerëzimit! Ebu Xhehli tha: “Pritni edhe ndonjë ditë derisa t’i pyesim malësorët dhe nëse ata na rrëfejnë për ndarjen e Hënës, atëherë ajo është e vërtetë. E nëse jo, atëherë Muhamedi na ka bërë magji në sytë tanë.

Pasi erdhën malësorët dhe rrëfyen për ndarjen e Hënës, Ebu Xhehli dhe job’esimtarët e Mekës thanë“Kjo është një magji e vazhdueshme”, kurse Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë ngjarje zbriti ajetet kuranore:“Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).Po ata edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.

Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet! Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tme’rrshëm.” (Kuran, sure Kamer: 1-6)Me kaq përfundon rrëfimi që ndodhi në kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem.

Doktor Zglul Nexharë, studiues bashkëkohor, thotë:“Ne një seminar në njërin nga fakultetet britanike u thash se ndarja e Hënës, që ishte mrekulli e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem, është vërtetuar në kohën bashkëkohore dhe u rrëfeva se si e kanë vërtetuar atë.
Njëri nga vëllezërit britanikë që ka shumë interesim për Islamin quhet Daud Musa Bejtuk, i cili tani është udhëheqës i Lëvizjes islame të Britanisë, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Islamit që po përhapet me të madhe në Perëndim.

Kur ai ishte duke bërë studime për fetë njëri nga shokët e tij i dhuroi një përkthim të Kuranit në gjuhën angleze dhe kur e hapi në suren “Kamer” (Hëna) lexoi: “Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar e Hëna është çarë (në dysh)” (Kamer: 1)
Mendoi me vete a ka mundësi të ketë ndodhur kjo?Pastaj e lexoi Kuranin deri në fund dhe nuk e hapi më.Një ditë prej ditësh, përderisa ishte ulur pranë televizorit duke ndjekur një program në BBC, prezantuesi i programit bënte dialog me tre studiues amerikanë dhe i kritikonte se Amerika ka shpenzuar qindra miliona dollarë për fluturime e zbulime kozmike në kohën kur miliona njerëz vuajnë nga varfëria e rëndë, kurse kozmonautët mundoheshin t’i arsyetonin shpenzimet për fluturime kozmike duke thënë se ka pasur dobi të mëdha si në bujqësi edhe në ndërtimtari e shumë dobi të tjera shkencore.E pastaj përmendën disa udhëtime kozmike deri në Hënë, se si qëndruan mbi sipërfaqen e Hënës për studime të cilat kushtuan përafërsisht 100 miliardë dollarë.

Udhëheqësi i emisionit tha:“Tërë këto shpenzime kaq të mëdha vetëm që të vendosni flamurin amerikan mbi sipërfaqen e Hënës?Por ata i treguan se si e kanë studiuar përbërjen e brendshme të Hënës që të vërtetojnë ngjashmërinë e saj me përbërjen e Tokës,kurse pastaj njëri prej tyre tha:Zbuluam një gjë shumë të çuditshme.Zbuluam një vijë të gjerë e të gjatë e të thellë me gurë të shprishur deri në brendësinë e Hënës dhe këto të dhëna na dhanë të kuptojmë se nuk ka pasur mundësi që të ndodhë kjo assesi vetëm nëse është ndarë Hëna një herë më parë e pastaj sërish është bashkuar dhe ata gurë kanë mbetur ashtu pas bashkimit.”

Daud Musa Bejtuk thotë: “Kërceva nga shtrati duke thënë se kjo mrekulli qe ajo që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem para 1400 vitesh në atë shkretëtirë dhe tani i ka nënshtruar amerikanët bashkëkohorë që të shpenzojnë miliona dollarë që t’ua vërtetojnë muslimanëve këtë mrekulli të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem.Me të vërtetë kjo është feja e vërtetë!Kështu sure El-Kamer u bë shkak për udhëzimin e ti, pasi qe fillimisht shkaktare për refuzimin e Islamit prej tij.Përktheu: Hevzi Kadriu

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top