Një shqiptar që jeton në Itali rrezikon të dënohet me 30 vite burg, pasi në kamionin që ai drejtonte u kapën 34 kilogramë kokainë.
Sipas mediave të huaja, kamioni u ndalua në traun me pagesë në autostradën e Vipitenos, dhe gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në mjet ndodheshin 34 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në kabinën e shoferit.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. Kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet. Burri përfaqësohet nga avokati Nicola Nettis.
Jeto I Lumtur.al