JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunoi dhe mbyti babain, autori i dënuar në Itali, sapo kishte dalë nga burgu (Detaje)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Divjakë ku djali vrau babain e tij. Mësohet se Andrea Stase e ka mbytyr të atin pasi janë zënë me njëri tjetrin dhe me pas e ka goditur me grushte dhe duke e mbytur.

Sipas informacioneve i biri dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ka qenë i dënuar në Itali , dhe vetëm para pak kohësh ka dalë nga burgu.

I moshuari jetonte në banesë me dy djemtë e tij, edhe tjetri me probleme të shëndetit mendor.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Vrasja ndodhi në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas burimeve zyrtare, Andrea Stasa akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë babain e tij, Mitër Stasa.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top