Ditën e sotme është arrestuar nga policia e kryeqytetit, Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë Elidor Ndini, pasi akuzohet se ka abuzuar me tokat e varrezave.
Gjatë përgjimeve ka rezultuar, se Drejtori Ndini, kërkonte 500 mijë lekë shtesë për një vend varri.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Sipas informacioneve Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
Gjithashtu mësohet se bashkë me drejtorin janë ndaluar edhe tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende.
Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera.
Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.
Jeto I Lumtur.al