Abuzimi i madh që është bërë me inceneratorët, nuk ka përfshirë brenda saj vetëm emra zyrtarësh dhe politikanësh të lartë, por në këtë skemë janë futur edhe pleq e plaka që nuk kanë lidhje dhe nuk dinë çfarë janë inceneratortë. Para dy ditësh u zbuluan abuzimet që janë bërë duke përvetësuar miliona euro, të cilat janë tërhequr nga disa pensionistë.
Sipas skemën së vjedhjes së inceneratorëve rezultoi se disa pensioniste që jetonin në azil ose në kushte mizerabël ishin supër bosa.
Një ndër këta ishte edhe e moshuara Gjyste Serrmi. Sipas LSI, Gjyste Serrmit i janë shitur dy kompanitë gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, por ajo ka humbur jetën disa muaj pasi është përfshirë pa dijeninë e saj në këtë skemë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Djali i saj tregon se ajo jetonte në varfëri dhe se paratë e vetme që ajo dispononte ishte pensioni prej 117 mijë lekësh.
Abc ka intervistuar djalin e familjes Serrmi, Marketin Serrmin, I cili tregon kushtet e tmerrshme ku ajo jetonte.
Pjesë nga intervista:
Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.
Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?
Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”
Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”
Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?
Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”
Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë krye sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve.
Jeto I Lumtur.al