Shkrumbohen sipërfaqe të tëra pyjore në Fushë Krujë, ushtria po punon për shuarjen e flakëve

Jil
Jil
1 Min Read

Zjarri ka përfshirë sërish zonën pyjore të Krastës në Krujë.

Që nga mesdita e sotme dhe në vijim zjarrfikësit e Fushë-Krujës janë përballur me flakët, duke shuar vatrat e reja.

Dëmi në pyllin me pisha është i konsiderueshëm, ndërkohë që në mbrëmje në ndihmë të zjarrfikësve lokalë kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Ndërkohë deputetja e Krujës, Merita Bakiu ka kërkuar nga qeveria të ndërhyjë menjëherë nga ajri për shuarjen e zjarrit, që po përhapet gjithnjë e më shumë duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra të kurorës së gjelbër të Krujës.

”Krasta është mushkëria e Krujës dhe pasuri kombëtare ndaj duhet ndërhyrë sa më shpejt për ta mbrojtur atë”, tha Bakiu.

 

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *