Organizata “Mjekët pa Kufi” inicuan fushatën me moton “Jeta është shumë e lirë” duke theksuar në këtë mënyrë për rëndësinë e të ushqyerit.
Nga kjo organizatë thanë se çdo natë më shumë se 820 milionë njerëz shkojnë të uritur në gjumë. Vdekshmëria e gati gjysmës së fëmijëve nën moshën 5 vjeçare lidhet me urinë.
Vural Kartal, një ekspert i sëmundjeve fëmijore në këtë organizatë humanitare, konsideron se kequshqyerja tek fëmijët mund të çojë në distension abdominal.“Trupi mund të tolerojë kequshqyerjen për një afat të shkurtër.
Trupi për një kohë përdor yndyrë, energji, vitamina dhe proteina”, thotë Kartal, “por me kohë harxhohen furnizimet dhe PEM është një nga problemet më të rëndësishme shëndetësore për vendet e pazhvilluara”.Kryetari i Bordit të “Mjekëve pa Kufi”, Yahyahan Guney tha se në vend që të shpërfillin këtë problem, ata janë të vendosur për të luf’tuar urinë në botë.
Ai kujtoi se që nga viti 2012, kanë zhvilluar aktivitete që synojnë parandalimin e urisë në botë.“Në Jemen punojnë katër qendra për ushqim dhe një në Çad”, shpjegon Guney. Për të luftuar këtë problem, filluan fushatën “Jeta është shumë e lirë”, me të cilën planifikojnë të vazhdojnë të punojnë për të ndihmuar ata që luftojnë kundër urisë./
Jeto I Lumtur.al