“Foshnja qante”/ Vogëlushi 6-muajsh humbi jetën në banesën që mori flakë, flasin fqinjët: E ëma kishte dalë të…

Jil
Jil
2 Min Read

Një foshnjë 6-muajshe humbi jetën pasi shtëpia në të cilën ndodhej me gjyshen u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Në momentin e zjarrit, nëna e vogëlushit ishte duke pirë kafe, sipas fqinjëve.

Një nga fqinjet ka folur për mediet dhe tregon se si ndodhi ngjarja. Ajo u shpreh se foshnja kishte dalë gjallë nga banesa dhe mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e parë, por për fat të keq humbi jetën në spital.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin.

Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën.

Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante.

E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gani Domi”. Gjyshja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *