“Bënte namin” me Iphone 13, policia mësyn në dyqanin te “Rruga e Durrësit”, ja çfarë u zbulua

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi në dyqanin e tij tregtonte telefona Iphone 13, të cilët ishin futur në Shqipëri në rrugë ilegale.

Gjithashtu  uniformat blu kanë sekuestruar 27 aparate celularë iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

Tiranë-NJOFTIMI

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

Vihet në pranga https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.

Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin me https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *