Policia Rrugore në të gjithë Shqipërinë ka qenë e angazhuar në mbarëvajtjen e rendit në akset rrugore gjatë fundjavës dhe në vetëm 24 orë janë lëshuar mbi 2 mijë gjoba, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Gjithashtu nga shpërndarja e 11 makinave inteligjente në të gjitha akset kryesore të vendit janë konstatuar disa dhjetëra drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara, ç’ka ka shkaktuar heqjen e 53 lejeve të drejtimit.
Siguria Rrugore në fundjavë
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur 11 makinat inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët automatikë, kamerat, aparatet fotografike, dronët, dronët “edukues” dhe patrullat në lëvizje me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 53 leje drejtimi, 44 prej tyre, për shpejtësi që varionin nga 169 km/h deri në 176 km/h; 4 leje, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur dhe 5 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 1 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:
٠923 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠511 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠201 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Policia e Shtetit, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në rradhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.
Jeto I Lumtur.al