Ende nuk dihet fati i biznesmenit kosovar, Bedri Rexhepi, 15 muaj pas zhdukjes misterioze të tij.
Për herë të fundit, ai është parë në Novobërde në datën 8 prill 2021. Familjarët e biznesmenit janë shprehur se ende nuk kanë informacion mbi fatin e tij.
Vëllai i të zhdukurit, Vedat Rexhepi tha se i vetmi zhvillim për ngjarjen është arr estimi i një gruaje.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
“Nuk ka asgjë të re. Përpos që është arrestuar Arjeta Rukovci, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu, tjetër asgjë. Pra, dy persona aktualisht janë në arrestim për këtë çështje. Sot 15 muaj pa përgjigje”, deklaroi ai për KosovaPress.
E arrestuara Arjeta Rukovci dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e biznesmenit. Ajo u vendos në pranga për veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”.
Jeton Vllasaliu raportohet se ka qenë edhe klient i Bedri Rexhepit.
Jeto I Lumtur.al