Zjarri i mori jetën foshnjës në Tiranë/ Zbardhet shkaku i flakëve, gjyshja kishte harruar ndezur…

Jil
Jil
1 Min Read

Zbardhin shkakun e zjarrit në banesën te Materniteti i ri, ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe.

Gjyshja dhe nipi i saj 6-muajsh ndodheshin në banesë, kur flakët e qiririt shkaktuan zjarrin që përpiu bodrumin dhe tërë banesën.

Dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të lagjes thanë se 4 orë para ngjarjes, e moshuara Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike. Teksa ndodhej vetëm në banesë me nipin e saj, gjyshja kishte ndezur qiriun dhe e kishte vendosur mbi komodinë.

Të moshuarën e ka zënë gjumi dhe e ka lënë qiriun ndezur. Komodina, ku ishte vendosur qiriu, ka marrë flakë dhe më pas flakët janë shpërndarë në të gjithë banesën.

E moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë.

 

Jeto I Lumtur.al

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *