Deri në 1700 euro për një varr në Tufinë, gjykata jep vendimin për drejtorin dhe katër të arrestuarit e tjerë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë la në burg drejtorin e Varrezave në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini dhe katër të arrestuar të tjerë lidhur me skandalin e shitjes së varreve në Tufinë.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja  Shefkie Demiraj Mataj, ndërsa prokuror i çështjes  është Bledar Valikaj.

Eljodor Ndini “arrest në burg”/ -Gazmend Daja “arrest në burg”/ -Bujar Lica “arrest në burg”/ -Alban Ajazi “arrest në burg”/ -Latif Shehu “arrest në burg”

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjykata gjithashtu vendosi lirimin e tre prej të arrestuarve.

-Endrin Milla “arrest në shtëpi”/ -Fatjon Gjonaj “arrest në shtëpi”/ -Xhemal Mena “detyrim paraqitje”

Deri në 1700 € për një varr/ Kush është drejtori i ‘Tufinës’ që u arrestua bashkë me 8 zyrtarët e tjerë
Skema korruptive është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, të cilët kanë ndaluar 10 persona ndërsa dy te tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas prokurorisë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shfrytëzuar edhe mungesën e tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Por nga përgjimet ka dale në drite dhe një tjetër skandal.

Ata ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërore duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200.000 leke të reja ose 1700 euro, nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e certifikatave të vaksinimit Covid 19 sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30.000 lekë te reja, gjithashtu po kundrejt pagesave ata mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë.

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top