Klodian Çobaj pritet të dalë sot para Gjykatës së Fierit për tu njoftuar me masën e sigurisë që do të marrë, pasi ka goditur me thikë nënën e tij 84-vjeçare.
Klodian Çobaj dy ditë më parë, goditi disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Kujtojmë se 84-vjeçarja jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.
Ky i fundit, Klodian Çobaj, kishte rreth 20 ditë qe ishte kthyer nga Gjermania.
Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe e kanë pasur të vështirë ta besojnë ngjarjen.
Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate me parë. Fqinjët kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.
Djali pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa.
Lexo edhe: Goditi me thikë të ëmën në qafë e në bark, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ndërsa autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor
Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klodian Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur.
Jeto I Lumtur.al