“Ne i arrestojmë Shqipëria i liron”, qeveria italiane publikon raportin për bandat shqiptare

Jil
Jil
1 Min Read

 

Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ka zbuluar problemet të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë,

Në raportin mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

 

Sipas Corriere della Sera, në fillim trafikantët shqiptarë bënin punë të vogla dhe e shihnin trafikun e drogës si një mënyrë për tu pasuruar shpejt.

Ata tashmë mbajnë poste drejtuese në banda, duke u kthyer në bosë që pretendojnë pushtet dhe që e dinë se si ta marrin atë.

Nga Brazili në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një kanal i vërtetë i trafikut të kokainës, e dominuar në shumicën e saj nga bandat shqiptare.

Ndërkohë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk hidhet poshtë, duke përmendur këtu rastet e arrestimit të emrave të njohur si Mateo Gjepali, Julian Mandija, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojko./bw

…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *