E kritikoi se rrinte shumë kohë në celular, adoleshenti i merr jetën gjyshit të tij

Jil
Jil
1 Min Read

Një adoleshent në Itali i ka marrë jetën gjyshit të tij pasi ai e kritikoi se shpenzonte shumë kohë në telefon.

Mediat në vend raportojnë se 15-vjeçari nga Bucchianico (Chieti) fillimisht është grindur me gjyshen e më pas ka sulmuar gjyshin, duke e goditur për vdekje.

Adoleshenti raportohet ta ketë goditur të moshuarin me fshesën e korrentit, me karrige dhe shqelma.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjatë dhunës, i riu, i ndjekur nga shërbimet sociale për probleme psikiatrike, filmoi me celular dhe më pas publikoi pamjet në statusin e tij në WhatsApp.

78-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Peskarës, ndërsa djali është arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Tani ai  ndodhet i shtruar në spital në Policlinico di Chieti, i ruajtur nga ushtria…/jetoilumtu.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *