Polica e Shtetit bën bilancin lidhur me operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave për parandalimin e krimit dhe paligjshmërisë në vend. Bëhet me dije se në një javë janë zhvilluar 28 operacione policore.
Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 491 shtetas, nga këta: 122 janë arrestuar, 346 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 45 persona në kërkim, nga të cilët: 40 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 granata, 4 thika, dorezë, shkop bejsbolli, shufër metalike dhe municion luftarak.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat homologe, në kuadër të operacioneve “Double” dhe “Member”, u vunë në pranga 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të operacionit “Chasing”, pas disa minutash ndjekjeje nga Policia e Vlorës, u kap dhe u vu në pranga Ani Begaj, i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, si dhe u arrestua 26-vjeçari që e shoqëronte dhe e ruante me armë.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 491 shtetas, nga këta: 122 janë arrestuar, 346 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 45 persona në kërkim, nga të cilët: 40 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 28 operacione policore, të koduara: “Double”, “Member”, “Room”, “Flagranca”, “Stacioni i fundit”, “Kantieri”, “Circle”, “Tufina”, “Phones, “Snare”, “Shëtitësit”, “Kroi i Madh”, “Bregdeti i lirë”, “Action”, “Over”, “Silence”, “Chasing”, “Vilza”, “Kudhësi”, “Road Guard 30”, “Loading”, “Linja”, “Gimaj”, “Corner”, “Grizë”, “Informaliteti”, “Basti i fundit” dhe “Perimetri 180”.
• Operacioni “Grizë” / Fier – Zbulohen dhe shkatërrohen 2 ambiente me lëndë narkotike; sekuestrohen 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabis, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje dhe 391 fishekë luftarak; vihen 2 shtetas në pranga, shpallen në kërkim 2 të tjerë;
• Operacioni “Gimaj” / Shkodër – Kultivonin kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas; Sekuestrohen dhe asgjësohen bimët narkotike, sekuestohen edhe një armë zjarri automatik dhe municion luftarak;
• Operacioni “Kroi i Madh”/ Krujë- Sekuestrohen rreth 3.7 kg kanabis në formë boçeje dhe bimë kanabisi të kultivuara; vihen në pranga 2 shtetas;
• Operacioni “Linja” / Lezhë – Drogë e përpunuar si çokollatë, nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobus; bllokohet autobusi; sekuestrohen 15 pako me kanabis në formë çokollate; vihet në pranga drejtuesi i autobusit;
• Operacioni “Tufina” / Tiranë – Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm, për një sërë shërbimesh publike, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit;
• Operacioni “Flagranca” / Tiranë – Sekuestrohen 3 armë zjarri, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi; vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht një tjetër.
•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe heroinë, fara, fidanë dhe bimë kanabis, 2 peshore elektronike, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, dylbi, 7 automjete dhe 30 aparate celulare.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 granata, 4 thika, dorezë, shkop bejsbolli, shufër metalike dhe municion luftarak.
•Janë goditur 3 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 49 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 26 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 20 raste.
•Janë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas.
Policia Rrugore/Vijon monitorimi, në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 415 leje drejtimi, nga të cilat: 300 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 28 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
•Janë vendosur 15.469 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukses të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet me teknologjinë bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik.
Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 11 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 13 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
•Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë…/jetoilumtu.al/