JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nuk e vrava unë babain, ç’thoni? Dua drejtësi”/ Dëshmia e 58-vjeçarit që mbyti të atin në Divjakë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Andrea Stasa, 58-vjeçari që akuzohet se i mori jetën babait të tij Dhimitrit, 3 ditë më parë në fshatin Remas të Divjakës është lënë në burg nga Gjykata e Lushnjës.

58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur e mbyti me duar të atin, ndërsa prej momentit të  arrestimit nga Policia e Shtetit dhe deri më sot në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar se e ka kryer ai vrasjen.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, teksa dyshohet se gjendja e tij mendore nuk është e kthjellët.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Andrea Stasën i cili pak ditë më parë vrau të atin. 58-vjeçari pasi një sherri me të atin Mitër Stasa e mbyti atë.

I moshuari jetonte në banesë me dy djemtë e tij të pamartuar.

Mësohet se viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit, 58-vjeçari, e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top