JiL.al - Jeto i Lumtur

Ky është i riu që u nis në Sarandë për të vrarë ish-gruan, theu arrestin shtëpiak (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë ditës së sotme, policia e Sarandës arrestoi shtetasin Kleo Hysi, 34-vjeç, person me precedentë penal.

Ky i fundit theu masën e arrestit shtëpiak, mori armën dhe u nis drejt ish-bashkëshortes për ta vrarë. Bashkë me ish-in, Hysi do të vriste edhe burrin e saj i cili ishte i armatosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Kleo Hysi kishte ardhur enkas nga Tepelena për të vrarë ish-bashkëshorten F. Ç, banuese në Sarandë me të cilën ka dy fëmijë, 9 dhe 13-vjec.

 

Hysi i arrestuar në vitin 2020 për “vjedhje me dhune në bashkëpunim”, ku pasi ka dhunuar 91-vjeçarin atëherë Dhimiter Papa, i vodhën atij 20 mijë lek të reja dhe një armë gjahu “Baikal” ruse kaliber 12 mm.

Nuk dihet se si Hysi ka dalë nga burgu në një kohë kaq të shkurtër.

Mësohet se 34 vjeçari Kleo Hysi ka shkelur masën e sigurisë. Gjykata e Sarandës e kishte lënë në arrest shtëpie në banesën e tij në Kalivaç, Tepelenë.jetoilumtu.al/

 

 

 

Scroll to Top