Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Për një pasaportë europiane rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Nga emigrant në shtetas europian. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-n e 2-fish më tepër se
në 2014-n.jetoilumtu.al/