Vrasja e të ‘fortit’ Ridvan Ramazani/ RENEA ‘ngre në këmbë’ lagjen e Bajrave, për kapjen e ‘Duel Mehmedajt’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

 

Kapja e Duel Mehmedaj, autorit të vrasjes në 28 nëntor 2020 të Ridvan Ramazanit në fshatin Dajç, është kthyer në sfidë e rëndësishme për policinë e Shkodrës.

10 furgonë të repartit Special RENEA dhe FNSH e qytetit, mëngjesin e të premtes deri në mesditë, kanë ushtruar kontrolle në disa shtëpi në lagjen Dobraç. Mes banesave të kontrolluara kanë qenë dhe ato të fisit Bajri, ku policia dyshonte se mbahej i fshehur Mehmedaj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ora shkruan se gjatë operacionit nuk janë gjetur sendet të paligjshme apo gjurmë të personit në kërkim. Në ambjentet e policisë Shkodër, janë shoqëruar 3 persona,të cilët pasi janë marrë në pyetje u lanë sërisht të lirë.

 

Prej 1 viti e gjysmë policia kriminale e Shkodrës, ka kryer disa operacione për kapjen e Mehmedaj, por në asnjë rast nuk ka pasur rezultat.

Ai akuzohet se në 28 nëntor 2020, ekzekutoi me automatik Ritvan Ramazanin, pas një konflikti të dobët të ndodhur mes djalit të Ramazanit dhe vëllait të Duelit, Hydajet Mehmedaj.

Në pamjeve filmike të regjistruara në atë kohë nga kamerat e zonës duket momenti ku, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMË X5”. Nga këto filmike por dhe dëshmitë e dhëna që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qenë Ritvan Ramazani.

Mehmetaj ka zbritur nga makina dhe është kundërpërgjigjur me “lumë” plumbash ku  ka qëlluar plot 30 plumba. Pas kësaj skene, ai është larguar në këmbë me armë në duar, duke hyrë në ambientet e karburantit dhe kërcënuar dy punonjësit, që të mos tregonin asgjë në polici, për çfarë kishin parë.

Aktualisht Duel Mehmedaj është marrë i pandehur dhe dosja kundër tij,vijon të qëndrojë në gjykim në Shkodër.

Ndërsa për Hydajet Mehmedaj, prokuroria e Shkodrës, vendosi pushimin e akuzave ndaj tij. Të pandehur për këtë çështje, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, janë marrë dhe dy punonjës të pikës së karburantit./OraNews

 

jetoilumtu.al/

Scroll to Top