JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbyti babanë, 58-vjeçari deklarata të çuditshme në gjyq/ Çfarë thotë ai për krimin dhe ditën e ngjarjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Gjykata e Fierit ka lënë prapa hekurave autorin e dyshuar të vrasjes së babait të tij.

Andrea Stase u njoh gjatë ditës së djeshme me masën e sigurisë për mbytjen e babait të tij 58-vjeçare, Mitër Stase, ngjarje e ndodhur në banesën e tyre në fshatin Remas të Divjakës.

DËSHMIA

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjatë dëshmisë para togave të zeza, 58-vjeçari nuk ka pranuar që të jetë ai autori i krimit, duke mohuar vrasjen e të moshuarit.

Megjithatë, ai ka pranuar se atë ditë po konsumonin alkool së bashku, por në të njëjtën kohë u kërkon autoriteteve që të zbulojnë autorin e vrasjes. “Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, “Nuk e kam vrarë unë babanë, po pi raki me babin”, ka deklaruar ai, duke u shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike.

Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar drejtësi për krimin, duke bërë apel që të gjendet autori. Në një moment gjatë dëshmisë, ai ka pyetur, “Ku e kam unazën?!”.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, që parashikon një nga dënimet më të rënda të Kodit Penal. Gjatë seancës, Stasi nuk kishte asnjë familjar në sallën e gjyqit.

Ndërsa masa e sigurisë është marrë pas katër ditësh, 58-vjeçari ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Krahas lënies prapa hekurave, pritet edhe një ekspertizë për vlerësim të shëndetit të tij mendor.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë brenda familjes u regjistrua më 6 korrik, ku sipas Policisë, 58- vjeçari Andrea Stasa ka dhunuar me grushte dhe më pas ka mbytur babanë e tij 85-vjeçar, në atë që fqinjët thanë se kishin një grindje të çastit.

I moshuari u gjet me shenja dhune në trup brenda një prej dhomave të shtëpisë ku ai jetonte me dy djemtë e tij. Policia e Fierit bëri me dije se forcat e rendit arrestuan autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Andrea Stasin, i cili për motive të dobëta ka mbytur babanë e tij të moshuar.

Mësohet se viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit 58-vjeçari e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës.

Mësohet se i moshuari ka debatuar me të birin për arsye se ky i fundit konsumonte vazhdimisht alkool dhe ky ka qenë shkaku që 58-vjeçari ta dhunonte deri në vdekje.

Sipas dëshmive të banorëve të fshatit, 58-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu. Edhe pas shoqërimit në Polici, autori i dyshuar nuk ka dhënë ndonjë dëshmi për ngjarjen për shkak se ishte i alkoolizuar.

Sipas informacioneve, në banesë jetonte edhe djali tjetër i viktimës, i cili sipas banorëve është invalid për shkak të një aksidenti vite më parë.

Viktima kishte edhe fëmijë të tjerë dhe ka qenë një nga djemtë që e ka gjetur atë të pajetë. Ky është krimi i dytë brenda familjes në qarkun e Fierit.jetoilumtu.al/

Scroll to Top