Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e shënuar ditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.
U tha se 17-vjeçari humbi jetën teksa po lahej në rezervuarin e fshatit Vrap, mirëpo mediat raportojnë se adoleshenti nuk humbi jetën në rezervuar.
17-vjeçari është mbytur në një gropë të hapur për vaditje dhe jo në rezervuar siç u raportua dje nga policia.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mësohet se i ndjeri banonte në Tiranë, por kishte shkuar tek xhaxhai, ka rrëshqitur në një prej gropave që rrethohen nga plastmasi, dhe është mbytur, për shkak edhe se nuk dinte not.
Sipas banorëve gropa është mbyllur gjatë natës për të fshehur kështu ngjarjen e rëndë.
Sipas mediave bëhet fjalë për gropa të thella disa metra, të veshura nga brenda me plasmas, të cilat mbushen me uje dhe përdoren nga banorët për vaditje të pemëve, kryesisht të ullinjve që janë më të përhapur në zonë.
NJOFTIMI I POLICISE
“Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia për ngjarjen…jetoilumtu.al/