JiL.al - Jeto i Lumtur

“Shtëpi bari” në Holandë? Ermal Dinoshi s’është i vetmi, ‘Feka’ i FA vdiq në Spanjë duke…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rasti i Ermal Dinoshit nuk është i vetmi ku ushtarakë të Forcave të Armatosura përfshihen në trafik droge.

Në 2015 një pilot i regjimentit të helikopterëve në Farkë vdiq në Spanjë në një aksident ajror. Sokol Feka ishte duke fluturuar nga Maroku drejt Spanjës dhe në helikopterin që drejtonte po transportonte drogë.

Në atë kohë prokuroria nisi hetimet pas një kallëzimi të bërë nga Ministria e Mbrojtjes pasi edhe dy kolegë të Fekës kishin dalë jashtë vendit në të njëjtën kohë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas policisë ushtarake, Sokol Feka dhe dy kolegët e tij nuk kishin aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin ushtarak.

Prej disa vitesh tashmë Forcat e Armatosura përballen me fenomenin e largimit nga detyra të ushtarakëve, edhe pse kjo përbën një vepër penale.

Mesatarisht rreth 14 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dënohen çdo vit për braktisje të detyrës, shkruan EuroNews.

Nga viti 2015 janë dënuar 100 ushtarakë nga gjykata e Tiranës në bazë të kodit penal ushtarak. Pjesa më e madhe e tyre janë dënuar në mungesë pasi kanë dezertuar.

Megjithëse, janë vepra që cenojnë disiplinën, shumica e dënimeve të dhëna nga gjykata duke iu referuar kodit penal ushtarak, janë me gjobë ose vendosje në periudhë prove…jetoilumtu.al/

Scroll to Top