(EMRI) E përplasi fuoristrada, kush është motoristi shqiptari që ndërroi jetë në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Ai quhet Alfred Voka, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Korrikut në një kryqëzim në Varese.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max. Ai u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes.

Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit..jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *