Një 17-vjeçar u gjet i mbytur nga xhaxhai i tij mbrëmjen e kaluar në gropën ujëmbledhëse të fshatit Vrap të Tiranës.
Xhaxhai i tij ka rrëfyer jashtë kamerave se si humbi jetën tragjikisht nipi i tij.
Mësohet se adoleshentit i ka shfaqur probleme mjeti me të cilin po udhëtonte dhe ka ndaluar për të mbushur ujë me kovën që ka parë aty pranë, por ka rrëshqitur dhe më pas është mbytur pasi nuk dinte not.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas xhaxhait, ai së bashku me babain e viktimës pasi kanë parë që në mjet nuk kishte njeri, kanë shkuar te gropa ujëmbledhëse.
Këto të fundit shpjegon xhaxhai i viktimës janë hapur nga vetë banorët e zonës dhe shërbejnë për vaditje.
Xhaxhai me lot në sy rrefen jashtë kamerës se trupin e pa jetë të 17-vjeçarit e kanë getur në një nga gropat dhe pranë saj edhe në kovën më të cilën adoleshenti ka dashur të mbushë ujë.
Banorët shprehen të shqetësuar, pasi fëmijët e zonës i frekuentojnë këto gropa rregullisht dhe kanë frikën se ngjarja mund të përsëritet…jetoilumtu.al/