“Mos qaj për hir të…”/ Babai i Marigonës rrëfen momentin e dhimbshëm: Kur ma treguan, më mirë të vdisja

Jil
Jil
2 Min Read

 

Muhabi Osmani, babai i të ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se vajza e tij nuk jetonte më.

Osmani, siç raportojnë mediat në Kosovë, ndërsa fliste plot emocion për të bijën, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e Marigonës, në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë ta kishin vrarë”.

“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta jepka një fuqi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”.

“Thashë, Valdete mbahu e fort, Marigona ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.

Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë”.

“Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda në vend njoftuan të martën e 28 qershorit se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *