Befasohet Policia gjatë kontrollit/ Gjendet “Thesari” i fshehur në kazanë të groposur në bahçet e bosëve të Ndranghetës

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksion i ndërmarrë nga Antimafia italiane kundër organizatës mafioze të Ndranghetas në zonën e Torinos ka çuar në zbulimin e disa mijëra eurove të fshehura në kazanë të mëdhenj prej hekuri, që ishin groposur në oborret e shtëpive të bosave që i posedonin.

Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë.

Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.

Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *