Një shtetas nga Berati është vendosur në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua nga banesa, edhe pse ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi është larguar, ai është pikasur nga blutë e Beratit. Në momentin kur efektivët e kanë shoqëruar, i ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Ai ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak, vendim i caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.…/jetoilumtu.al/