
Gjatë kontrollit në kufirin francez ndaj 60-vjeçarit, policia ka pikasur menjëherë se ai ishte shqiptar me banim në Greqi, ndryshe nga sa paraqitej se ishte shtetas grek, shkruajnë mediat franceze.
Pas kontrollit policia mëson se ai ka qenë i dënuar për drogë, pastrim parash dhe mashtrim. 60-vjeçari është dërguar në gjykatë ku është justifikuar se kishte menduar se i ishte ndaluar hyrja vetëm për 2 vjet në Francë.

Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
60-vjeçari shqiptar: Mendova se ishte vetëm një ndalim 2-vjeçar.
Gjykatësi: Po pse paraqite letra false?.
Më pas 60-vjeçarit i janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme parash prej 2 mijë frangash zvicerane dhe 700 euro.
60-vjeçari shqiptar: Mos ju duken shuma të mëdha? Jam duke bërë biznes në Spanjë? Për atje isha nisur çfarë problemi ka këtu?
Ndërkaq, gjykatësi mëson se shqiptari ka qenë i dënuar më parë për trafik droge edhe në Greqi.
Gjykatësi: Edhe në Greqi jeni dënuar për trafik droge?
60-vjeçari shqiptar: Po, më parë, shumë kohë më parë.
Gjykatësi: 5 vjet dmth!
60-vjeçari shqiptar kishte përvetësuar emrin e një personi të tretë. Ai është lënë në burg duke u dënuar me 1 vit e 3 muaj dhe më pas të deportohet nga Franca duke i ndaluar hyrjen në këtë vend.
Jeto I Lumtur.al