JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRI/ Kamarier në Shqipëri, bos droge në Angli (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Policia angleze ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë “bosi” Jorgen Bami, i cili drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar.

Shqiptari është kapur duke u fshehur në ferra, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood, në zonën Abersychan të Pontypool.

Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri nëse nuk bashkëpunonte.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjatë seancës, Bami deklaroi se ishte sjellë në Angli nga shqiptarë të tjerë dhe se u kishte një borxh prej 20 mijë paund dhe se do të punonte në Liverpool për të shlyer atë borxh.

Më vonë, ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.

Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

Bami kishte qenë në krye të tre dhomave të rritjes brenda ndërtesës ku kishte 274 bimë të cilat kishin një rendiment potencial me vlerë rreth 150 mijë paund. Aty kishte kuzhinë të vogël, dy banja dhe një shtrat.

Bami gjatë seancës pranoi prodhimin e kanabisit. Avokati i tij shtoi se i pandehuri kishte qenë kamerier në Shqipëri dhe donte të kthehej në shtëpi pasi i mungonte familja.

Jorgen Bami u dënua me 27 muaj burg dhe është paralajmëruar se mund të deportohet në atdhe pas vuajtjes së dënimit me burg.…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top