Rrugorja’ në aksion, pezullohen 11 leje drejtimi në Elbasan dhe vendosen 1194 masa administrative

Jil
Jil
3 Min Read

Policia Rrugore në Elbasan, ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë këtyre kontrolleve  janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Njoftimi: Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1194 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, konkretisht:

• 338 masa për parakalime të gabuara;
• 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 28 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit:
• 26 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 372 masa për tejkalim shpejtësie;
• 5 masa për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit;
• 358 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *