JiL.al - Jeto i Lumtur

Në gjyq me Evis Kushin, Albana Vokshi zbulon ndërhyrjet e ministres

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas përfundimit të seancës gjyqësore me ministren e Arsimit, Evis Kushi, në Gjykatën e Posaçme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka treguar ndërhyrjet e ministres.

Në një prononcim për mediat, Vokshi tha se në seancën pajtuese, Kushi tentoi që të tërhiqeshin denoncimet, por theksoi se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Mua dhe kolegëve në respekt edhe të grevës së avokatëve që nuk u paraqitën, meqenëse ishte seancë pajtuese, ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimet e mia, kjo nuk ndodh. Si mundem unë të pajtohem me ministren kur ajo e ka shndërruar arsimin në celulë të PS dhe e ka degraduar arsimin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A mundem unë të pajtohem me Evis Kushin dhe Edi Ramën që mbajnë përgjegjësi ligjore që 208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor këto vitet e fundit dhe kjo tregon plagën e rëndë të vendit.

Ne si opozitë do të jemi në krah të tyre duke shprehur mirënjohje dhe unë do i bëja thirrje çdo prindi, çdo studenti të rezistojnë, dhe të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar dhe do vijojnë edhe më tej”, theksoi deputetja.…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top