JiL.al - Jeto i Lumtur

DUAJA DHE LUTJA E KESAJ NENE E DETYROJE TE KTHEHET AEROPLANI DHE TE MARRE ATE PER NE HAXH..!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

PËR SHKAK TË NJË HAXHESHE U DETYRUAN TA NDALIN AEROPLANIN DHE TË ZBRESIN.Se sa Mëshirues është Allahu i Plotfuqishëm mund ta shohim në çdo gjë që na rrethon, kurse ky është vetëm një nga shembujt sesi Allahu i Plotfuqishëm i pranon lutjet e sinqerta dhe qëllimet e sinqerta.Një haxheshë (65 vjet) në një fluturim nga Turqia për në qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë, duke mos i njohur mirë rregullat e aeroportit, kishte mbetur duke e pritur fluturimin në një vend të gabuar.Aeroplani fluturoi, kurse ajo, që tashmë ishte e mërzitur në ato momente, shkoi te personeli për të kërkuar ndihmë.Ata i thanë se nuk mund t’i ndihmonin.Ajo mbeti në aeroport duke qarë dhe duke iu lutur Allahut të Plotfuqishëm për ndihmë…

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Piloti i aeroplanit vuri re diçka të pazakontë në tabelen e kontrollit dhe për shkaqe sigurie u kthye në aeroport për kontroll.Pasi u konstatua se në aeroplan nuk kishte diçka të keqe, e thirrën gruan për të shkuar në udhëtim për haxh.Ta imagjinojmë se sa ka qenë e sinqertë lutja e kësaj plake që Allahu i Plotfuqishëm ta ndalojë aeroplanin!Edhe ne t’i lutemi sinqerisht Allahut të Plotfuqishëm në këto ditë të shenjta …Allahu i Plotfuqishëm na mëshiroftë të gjithëve..Përshtati: Miftar Ajdin…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top