JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndryshon trafiku në rrugën kryesore në Tiranë, ARRSH del me njoftimin e papritur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije mënyrën se si do të devijojë trafiku, teksa vijojnë punimet për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”.

Për 10 ditë me radhë, duke filluar nga data 16 korrik në orën 08:00, bllokohet segmenti i unazës Lindore Farkë-Shkozë dhe rruga devijon në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë.

Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.

Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për këtë devijim!.…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top