“Zemra ime qan nga dhimbja”, miqtë dhe të afërmit rrëqethin për vdekjen e shqiptarit në Itali (Foto)

Jil
Jil
2 Min Read

Vdekja tragjike e 32-vjeçarit shqiptar Olti Hysenaj  ka prekur shumë njerëz e sidomos ata që e njihnin nga afër. Miq dhe të afërm të tij kanë shprehur hidhërimin e tyre për vdekjen e të riut edhe më anë të shkrimeve në profilin e tij në “Facebook”.

Ata shprehen se nuk mund ta besojnë se miku i tyre është larguar përgjithmonë.

U prehsh në paqe shoku im! Jeta është fatkeqësisht e padrejtë! Akoma nuk më besohet!”, shkruan një mik i tij në një postim në “Facebook”

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Zemra ime qan nga dhimbja, ishim fëmijë me zemër të pastër dhe me vullnetin për të ndryshuar botën për më mirë. Allahu të mëshiroftë!”

“U prehsh në paqe vëlla! Ngushëllime familjes! Nuk kam fjalë…”

“Do më mungosh shumë shoku im!”

Me këto shkrime miqtë e 32-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e tij dhe kanë treguar se do ia ndiejnë mungesën mikut të tyre.

Ata e quajnë të pabesueshme dhe të padrejtë faktin që njeriu i tyre i dashur nuk do jetë më mes tyre.

Olti Hysenaj humbi jetën mbrëmjen e së martës në një aksident me makinë në Torino të Italisë. Ai ishte vetëm 32 vjeç..…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *