Por ndërsa Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i respektuar dhe pa precedentë penalë, policia nuk përjashton mundësinë që ekzekutimi të ketë qenë një mesazh për të afërmit.
Dhe pikërisht për vëllain e tij, Agron Gjyriqi. Një lidhje e vjetër e Fatmir Haklaj, ‘ligjvënësit’ me armë në vitet ’90 në Tropojë.
Gjyriqi që sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që dikur ka qenë oficer policie në zyrën e pasaportave.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Çka mendohet se mund të ketë rizgjuar një hakmarrje të vjetër, ku në pamundësi për të qëlluar ndaj vëllait tashmë të stabilizuar në Amerikë, instikti i vrasjes veproi ndaj vëllait të mbetur në Shqipëri, dhe për më shumë në Tropojë.
Por ekzekutimi i Guxim Gjyriqit është një histori sa enigmatike aq edhe kontroverse. Siç janë edhe në të vërtetë fijet e ngjarjeve kriminale të ndodhura në Tropojë në këto 30 vite. Ndërsa prokuroria heton në pista të ndryshme, një tjetër pistë del në dritë dhe mjegullon edhe njëherë zbardhjen e së vërtetës së vrasjes së Guxim Gjyriqit.
Dhe këtu vlen të kthehemi edhe njëherë shumë pas në kohë, në janar të vitit 1998.
Ku fisi Haklaj thuhet se ekzekutoi në pritë Naim Dizdarin.
Dhe bashkë me të edhe Abdyl Matoshin. Përkatësisht, babain dhe dajën e Eldi Dizdarit apo alias Denis Matoshi, një nga bosët më të mëdhenj shqiptarë të kokainës sot. Që atë kohë ishte vetëm një fëmijë 8 vjeçar, por që pa me sytë e tij se iu shuajtën një e nga një njerëzit e tij më të dashur të familjes, nga fisi Haklaj.
Ekzekutime që erdhën vetëm një ditë pasi në Tropojë ishte vrarë Shkëlqim Haklaj, vëllai i Fatmir Haklaj. Që u vra në pritë në zonën midis Sopotit dhe Qafës së Lushës, më 4 janar 1998, vetëm dy ditë pasi kish filluar punë si polic në Doganën e Qafë Prushës.
Pritë ku mbeti i vrarë edhe 24 vjeçari, Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklaj. Ku duket se hakmarrja nuk do të vononte. Pasi ende pa u hedhur dheu i fundit mbi arkmortin e Shkëlqim Haklaj, në Tropojë u vranë Naim Dizdari dhe Abdyl Matoshi. Vrasje të cilat nuk do të përfundonin këtu.
Pasi vetëm dy javë më vonë, pa iu tharë ende loti i dhimbjes për humbjen e babait dhe të dajës së tij, në Tropojë u vra edhe xhaxhai i Eldi Dizdarit, Qazim Dizdari. Motive të cilat mbeten edhe sot të paqarta për policinë dhe prokurorinë.
Ndërsa në familjen Dizdari, gishti i akuzës për eliminimin e njerëzve të tyre të dashur, ra mbi mbi fisin Haklaj. Por pa përcaktuar asnjëherë se kush ishte emri i përveçëm që shkrepi armën. Do të ishin këto ngjarje që thuhet se e larguan nga Tropoja familjen Dizdari. Dhe bashkë më të edhe Eldin, në atë kohë ende një fëmijë.
Eldi Dizdari, emri i të cilit u shfaq për publikun, për herë të parë më 4 tetor 2018, në atë që njihet si masakra e Ish-Bllokut në Tiranë. Ku gjatë një përplasje me armë në brendësi të një lokali. mbetën të vrarë dy persona dhe si mbeti i plagosur një i tretë.
Ku edhe pse u tha që mollë e sherrit ishte e fejuara këngëtare atë kohë e Ervin Matës, në fakt shkak i konfliktit të përgjakshëm mendohet se u bënë pazaret e prishura të drogës midis Matës dhe Eldi Dizdarit, ku në mes u fut edhe një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, Ervis Martinaj, që mbeti edhe ky i plagosur në këtë ngjarje.
Eldi Dizdari, që pas ngjarjes së ish-Bllokut humbi gjurmët, për tu rikthyer në vëmendje, pas arrestimit të tij të bujshëm në shtator të vitit 2020, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Arrestim që u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Los Blancos’, si një nga bosët më të mëdhenj shqiptar të trafikimit të drogërave të forta. Si kreu i bandës shqiptare ‘Kompania Bello’, i cili bashkëpunonte në trafikun e lëndëve narkotike, me emra të rëndësishëm në këto pazare, siç ishte edhe Dritan Rexhepaj.
Një sindikatë me fuqi ndërkombëtare, midis Amerikës së Jugut dhe Europës, që merrej me trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis dy kontinenteve. Dhe që kishte si xhiro të vetme për një rrugë me drogë, vlerën rreth 350 milionë euro.
Eldi Dizdari që vazhdon të jetojë në Dubai, pasi autoritetet e këtij vendi kanë refuzuar deri më tani ekstradimin e tij në Itali dhe Belgjikë. Aty ku ka një hetim të hapur për personin e tij, që mund ta fundosë njëherë e mirë atë dhe perandorinë që ai ka ndërtuar në botën e narkotikëve.
Por që për t’iu rikthyer vrasjes së Guxim Gjyriqit dhe pistës së vjetër që e lidh ekzekutimin e tij me afrimitetin me fisin Haklaj dhe vrasjet e ndërsjellta në familjen Dizdari, grupi hetues nuk e ka marrë ende në pyetje Eldi Dizdarin. Në lidhje me rrethanat që ai mund të ketë informacion mbi këtë vrasje.
Ndërsa shpresa e vetme e grupit hetues, mbetet pendimi që mund të vijë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmit që mund të tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë mesnatë të 5 janarit 2020 me Guxim Gjyriqin.
Kush e vrau dhe arsyet që çuan në eliminimin e tij. Ndërsa Nuredin Dumani nuk dihet nëse është shprehur për vrasjen e Guxim Gjyriqit, ky i penduar që mund ta vejë atë në pozitën që mund të flasë, mund të jetë ish-miku i tij, Henrik Hoxhaj, i cili ka deklaruar, tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, se Dumani ka dijeni për këtë vrasje.
Dhe se ky i fundit sipas Henrik Hoxhaj, kishte marrë porosi për ta vrarë Gjyriqin. Por duke mos njohur terrenin, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ishin tërhequr nga ekzekutimi. Ndërkohë që këtë vrasje e mori përsipër një grup tjetër. Që mbetet ende për tu zbuluar se kush ishin…
“Dumani mori porosi për të kryer një vrasje në Tropojë. ku në shënjestër ishte Guxim Gjyriqi. Por, nuk e kryem ne atë vrasje, për shkak se nuk e njihnim terrenin dhe nuk donim të dështonim.
Me aq sa di, porosia vinte nga jashtë, por detajet i di Nuredini, pasi ai ishte kontaktuar. Kam dëgjuar më pas, se vrasjen e kreu një grup tjetër.”, tha Henrik Hoxhaj.…/jetoilumtu.al/