Nje ngjarje e rende eshte kallzuar ne polici diten e sotme mbi nje 30-vjecar dhe dy vellezer pukjan
Dy vëllezër nga Puka janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Policia ka dhene informacion mbi keta dy shtetas.
Ata akuzohen se kanë marrë peng një person. Bëhet fjalë për shtetasit F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas burimeve zyrtare, dy vëllezërit kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur shtetasin S. Sh., 30 vjeç.
Pengmarrja ka ndodhur me 8 Qershor, por ditën e djeshme është bërë kallëzimi në polici nga 30-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po merret me rastin dhe po sqaron rrethanat e ngjarjes. …/jetoilumtu.al/