(FOTO) Familja shqiptare në zi, pamjet nga aksidenti i fatal që i mori jetën 2 vëllezërve në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas  informacioneve të  protothema.gr,  dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i  mjetit ishte 30 vjeç  dhe pasagjeri i makinës, vëllai i  tij më i vogël, 27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

(FOTO) Familja shqiptare në zi, pamjet nga aksidenti i fatal që i mori

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe  nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, një  29- vjeçar grek  dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek, u plagosën rëndë.

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.

Scroll to Top