Dyshohet se u mbyt në det pasi shpëtoi shokët, reagon policia për ngjarjen në Durrës (DETAJE)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje ngjarje e rende tronditi mbare opinionin publik diten e sotme ne vendin tone me vdejen e nje 19-vjecarit duke shpetuar shoket e tij nga mbytja ne det.

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçar ka humbur në det, pasi hyri për të shpëtuar shokët e tij që po mbyteshin.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy 15-vjeçarët e shpëtuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për gjetjen e të riut.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shpresat për ta gjetur të gjallë janë të ulëta për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 19 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top