Babë e bir i ishin futur “biznesit” të drogës në Tiranë, kapen ‘mat’ policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë/ Finalizohet operacioni i koduar “House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “House”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top