Mjeku humbi jetën në aksident/ “S’mund ta besoj që nuk je më”, mesazhi prekës i të fejuarës: Ike si hero

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E fejuara e Mentor Salihit, mjeku që humbi jetën në një aksident në Gjakovë, i ka dedikuar një mesazh të ndjerë viktimës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blerta Begaj pohon se nuk mund ta besojë që i dashuri i saj i zemrës nuk është më, ndërsa shton se gjen ngushëllim te fakti që ai vdiq si hero.

Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Sot u bënë kaq ditë që prej ikjes tënde, e unë ende nuk po mbërrij me pranu e as me besu që ti nuk je më. Është kaq e vështirë të shkruaj për ty.

Me ngushëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bëre heroi i të gjithë atyre që i ktheve në jetë kur nuk kishin shpresa, i atyre që të njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendosë të tjerët përpara vetës tënde.

Sot e gjithë Kosova të njeh si doktor Mentori, që dha jetën në shpëtim të jetës së njerëzve të tjerë, e gjithë Kosova të ka nderu, të ka thurur vargje e të ka kujtu, në kujtesën e secilit prej tyre do të mbetesh gjatë e përgjithmonë.

Sado që unë nuk po mundem me u pajtu e po përballem çdo ditë me dhimbjen e ikjes tënde, më bënë me u ndi më lehtë fakti që ti ke lënë kaq shumë gjurmë në jetën time, e që e kam pas fatin me e njoftë një njeri si ti prej së afërmi.

Krejt kujtimet me ty, që janë kaq të bukura, kam me i mbajt përgjithmonë në zemër e me jetu me to. Kështu kam me të mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmone brenda kësaj zemre.

Ti, Mentor u kujdese kaq shumë për të tjerët, ishe afër secilit njeri që pati nevojë për ty, prandaj ikja jote la kaq shumë zbrazëti te secili prej nesh, tek unë që të pata mbështetje në secilin hap të jetës.

Lutem që Zoti të t’shpërblejë në botën tjetër, për njeriun fisnik, human e i dashur që ishe në këtë botë dhe për dritën që rrezatove në jetën e kaq shumë njerëzve.../jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top