“Do të vras me thikë”/ Media greke zbardh dosjen, si u përfshinë në Athinë Jambelli, Leci e Bashmi, krimet e bandës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediet greke zbardhin të shkuarën kriminale të dy shqiptarëve, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në vendin fqinj, pasi akuzohen se kanë porositur vrasjen e komisarit Artan Cuku, ngjarje që tronditi Tiranën më 8 prill të 2017-ës.

“Protothema” shkruan se dy shqiptarët rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë, pasi ata janë autorë të veprave të rënda kriminale, si vrasje, grabitje apo drogë.

Dy shqiptarët, Jambelli e Leci, janë anëtarë të një bande të rrezikshme kriminale dhe rezultojnë se kanë marrë pjesë në ngjarjen e përgjakshme, të ndodhur në një kafene, në Athinë, ku u përplasën me një tjetër bandë të rrezikshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Protothema” ka zbardhur sot dosjen e përgjakjes mes dy bandave rivale në Athinë, ku thekson se ata i zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre me plumba dhe gjak.

Ata janë “djegur” nga videot dhe bisedat

Policia greke arriti të zbardhë ngjarjen e rëndë kriminale, duke iu referuar kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet në zonë, si dhe kamerave të menaxhimit të qarkullimit rrugor.

Prej tyre u sekuestrua një material digjital, që zbulonte detaje rreth autorëve të përfshirë në skenën e krimit dhe makinave të përdorura prej tyre, si dhe rrugën që ata ndoqën para e pas ngjarjes.

Nga analiza e materialit të marrë nga videot, dolën këto përfundime:

Pasditen e 22 janarit 2022, banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Marsel Bashimi, dhe 34-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare.

Në të njëjtën kohë, po më 22 janar 2022, dy viktimat shqiptare, që udhëtonin me një automjet, kanë shkuar në dyqan për të marrë pjesë në takimin me Jambellin. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete.

Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave.

Dy shqiptarëve u janë afruar tre shqiptarët e tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur, duke përdorur një makinë taksi, tip Mercedes, dhe një makinë, tip Hyundai të kuqe model “i30”.

Ata kanë parkuar makinat pranë furrës dhe të gjithë kanë hipur në taksinë, me të cilën kanë mbërritur në pikën e takimit me dy shqiptarët dhe kanë zbritur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit.

Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej gjashtë grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.

Në orën 17:30, 34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë.

Në atë moment, dy sulmuesit e panjohur janë afruar dhe për të marrë pjesë në sulm, ku të dy kishin në duar shufra dhe sende të tjera. Menjëherë, ka ndërhyrë grupi mbështetës i grekëve dhe shqiptarëve, të cilët kanë goditur me grusht personin e panjohur, që kishte në dorë shufrën.

Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.

Nga të shtënat e banditit mizor, 34-vjeçarit Leci, një shqiptar mbeti i plagosur në kokë, i cili u fut menjëherë brenda në dyqan për t’u fshehur. Ndërkohë, 34-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë viktimën dhe më pas ka goditur disa herë me thikë edhe shqiptarin e dytë, që ishte shtrirë në tokë.

Kjo u pasua nga një përleshje e ashpër me grupin mbështetës të viktimës, të cilët ndërhynë dhe hodhën karrige në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç mësohet, “ka goditur vazhdimisht me thikë kundërstarin e tij bashkëkombas”.

I plagosuri është larguar nga vendngjarja, ndërsa shoku i tij ka qëndruar në vend, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy shqiptarët. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptaërë hipën në një taksi dhe u larguan, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, bashkë me dy autorët e panjohur.

Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy të tjerëve, njëri prej të plagosurve është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku ishte i shtrirë dhe i përgjakur shoku i tij, por në të njëjtën kohë aty janë rikthyer edhe dy të pandehurit shqiptarë, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin, duke e plagosur në bark. Ai është rrëzuar menjëherë përtokë, por më pas ka arritur të largohet.

Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkëatdhetar, ku ndër të tjera, i pari ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvasë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë”. “… do f*** atë, do ta godas me thikë më vonë. Pas kësaj, do ta godas me thikë, do t’i q* motrën. Vetëm për bezdi…”, është një nga bisedat telefonike.

Historia kriminale e Marsel Bashimi:

Më datë 14.06.2007 u arrestua nga efektivë të Repartit të 2-të të Policisë Kufitar të Filatit, i akuzuar për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”.

Në mënyrë të veçantë, në orët e mëngjesit të datës 13.06.2007, së bashku me një të bashkakuzuar të tij, kanë hyrë ilegalisht në territorin grek, nga një pikë jo statutore në afërsi të Ampelona Filat, Igumenicë, dhe prej andej përmes mjetit të një personi të panjohur, ata kanë mbërritur në këmbë në Keramicë, ku kanë hipur në një mjet të një personi të tretë të arrestuar, për të shkuar në Janinë.

Më datë 16.07.2009 u arrestua nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Krimeve Pronësore të DAA/YDEZI, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tjerë, të akuzuar për “Vjedhje dhe grabitje të dalluara me radhë dhe për bashkëpunim, krijimi i organizatës kriminale, posedim i drogave për qëllime trafikimi dhe në lidhje me ligjin për të huajt”.

Më datë 26.08.2013, u arrestua nga punonjës të Policisë së Departamentit të Sigurisë Trikala, me qëllim dëbimin nga vendi, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të vendit dhe i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.

Ndaj tij, më datë 04.08.2019, nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon” është ngritur akuzë për “Falsifikim të Dokumentit te Identifikimit”.

Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Athines/Ekipi DIAS, ai ka treguar një dokument me autenticitet të dyshimtë që legalizon qëndrimin e tij në vend. Në datën 11.08.2019, ndaj tij u ngrit një akuzë nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon”, i akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi u kap nga Policia e Athinës/ Ekipi DIAS, duke mbajtur një pistoletë në një çantë dhe në xhepin e pantallonave një thikë të palosshme.

Ndaj tij më datë 27.08.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë Agios Panteleimon u ngrit një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”. I akuzuari u kap nga Ekipi i Policisë së Athinës/DIAS, duke u larguar nga një pallat në rrugën “Michail Voda” dhe në pamjen e policëve duke hedhur një thikë të palosshme në një kosh mbeturinash.

Ndaj tij, më datë 21.01.2022, në Drejtorinë e Policisë Kolono është ngritur akuzë për shkelje të ligjit “Armët”. Në veçanti, ai u arrestua nga Policia e Athinës/Ekipi DIAS, pasi kishte në pronësi një thikë.

Ndaj tij, më datë 10.02.2022, nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës u ngrit një akuzë,l për “Vrasje të mbetur në tentativë me përdorim të armës” dhe “Dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë”.

I pandehuri, pas një debati që ka pasur me një person, pas një aksidenti, me përdorimin e thikës e ka plagosur në pjesën e kofshës, ndërsa ka tentuar ta plagosë në qafë dhe gjoks, me qëllim të qartë vrasjeje. Gjithashtu, policët e Athinës, teksa po i afroheshin për ta arrestuar, i ka sulmuar me qëllim shmangien e arrestimit.

Më datë 11.02.2022, nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës është ngritur dosje për gjithsej 41 të pandehur, prej të cilëve tridhjetë (30) janë arrestuar, mes të cilëve dhe ky person për “Organizata kriminale, raste të dalluara të vjedhjes dhe grabitjes të kryera dhe në tentativë, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të krimit.

Siç thuhet, shqiptari konkret “u bë anëtar i një grupi të strukturuar hierarkikisht (organizatë kriminale), të shtetasve të huaj të Shqipërisë, anëtarët e të cilit, duke vepruar në grupe nga 2-6 persona në të njëjtën kohë, kryenin vjedhje të përditshme të kuletave dhe celularëve në stacionet e metro dhe linjat e autobusëve dhe trolejbusët”.

Historia kriminale e Bledar Jambellit:

Ndaj tij, më datë 16.12.2018, nga ana e Drejtorisë së Policisë Aigaleo është ngritur një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij është konstatuar një thikë.

Më pas ai u arrestua në datë 18.12.2018, pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar i Autoriteteve Shqiptare, i akuzuar për Vrasje të Oficerëve të Policisë së Shtetit, u ndalua në Qendrën e Paraburgimit Koridhalos dhe u lirua më datë 24.06. 2019.

Bëhet me dije se në bazë të Urdhër Arrestit Ndërkombëtar, më datë 08.04.2017, një ish-polic shqiptar është vrarë jashtë shtëpisë së tij. Siç doli, vrasja është kryer nga (përmendur me emër) në vend të shumës prej 20 mijë eurosh.

Vrasja është “urdhëruar” nga i arrestuari shqiptar dhe “inkurajuar” nga bashkëpunëtori i tij. Motivi i vrasjes ka qenë fakti se një nga të akuzuarit është arrestuar në Vlorë në kohën kur viktima ishte komandant i Policisë së Vlorës.

Në vitin 2021 është përfshirë në një dosje të krijuar nga Departamenti i Çështjeve të Posaçme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi, siç rezultoi nga hetimet paraprake të kryera, me ndihmën e një organizate kriminale, e cila u zbulua, duke siguruar dokumentet e nevojshme ligjërisht për ekstradim, ka shkuar në Chania, ku me ndihmën e punonjësve të policisë, anëtarë të organizatës, ka marrë një kartë identiteti të shtetasit grek, me emër të ri.

Ndaj tij më datë 31.08.19, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve është ngritur akuzë për veprën penale “Mashtrim dhe në lidhje me të huajt”.

Në veçanti, në datën 30.08.1996 ka tentuar të paguajë për produkte me vlerë 50.000 dhrahmi, duke përdorur një kartë krediti të humbur, ndërsa i mungonin edhe dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend.

Më datë 11.05.1996, ndaj tij është ngritur dosje nga D.A.A./Y.P.A./Divizioni 2 i Trajtimit të Veçantë të të Miturve, i akuzuar për “Vjedhje dhe në lidhje me të Huajt”. Në veçanti, më datë 11.04.1996 ka hyrë në një shtëpi dhe ka marrë sende, por kjo vepër është konstatuar nga viktima dhe është arrestuar.

Ndaj tij, më datë 15.01.1997, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve, është ngritur dosja e akuzuar për “Vjedhje seriale”.

Në mënyrë të veçantë, ai u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, duke u endur nëpër zonën e Omonias dhe pa dokumente udhëtimi. Më pas nga hetimet paraprake rezultoi se ai kishte kryer një sërë vjedhjesh. Prokurorit nuk iu kërkua të dilte para tij, por ai u ndalua për dëbim.

Në datën 20.05.1997, ndaj të pandehurit është ngritur dosje për shkelje të ligjit “Të huajt”, pasi i mungonin dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend. Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake rezultoi se ai kishte kryer dy vjedhje banesash, njëra prej të cilave në tentativë.

Ndaj tij, më datë 08.04.1997, nga Autoriteti Qendror Portual i Patrës u ngrit një dosje për “Falsifikim” dhe shkelje të ligjit për “Armët”. Në veçanti, në një kontroll të vazhdueshëm në Portin e Patrës është kapur në pronësi të një thike, një pistoletë dhe një pasaportë false.

Më datë 08.08.1997, ndaj tij u ngrit një dosje nga AT Ano Patision, i akuzuar për “Arratisje të burgosuri”.

Më datë 02.08.2005 është arrestuar nga Departamenti i II-të i Policisë Pire, i akuzuar për shkelje të ligjit për të Huajt, pasi ka qenë tërësisht pa dokumente udhëtimi, në datën 08.03.2005 ndaj tij është ngritur dosje nga 2. Departamenti i Policisë së Pireut, për “Dëshmi të rreme”, “Arratisje të burgosurve”.

Në mënyrë të veçantë, ai u dërgua në Komisariatin e 2-të të Pireut nga punonjës policie të Prokurorisë së Imigracionit Ilegal të Atikës Perëndimore, duke mos pasur dokumente udhëtimi dhe duke deklaruar në polici informacione të rreme. Gjithashtu, u konstatua se ai ishte arratisur nga qendrat e paraburgimit të Y.M.D. Athinë.

Më datë 29.09.2005 u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurimit Nafplio, me qëllim dëbimin, sipas dispozitave të ligjit 3386/05 “Për të huajt”, për “Arsyet e Rendit dhe Sigurisë Publike”.

Ndaj tij, më datë 13.09.2008, nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, është ngritur dosje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe shkelje e ligjit për “Armët”, pasi pas një debati të zhvilluar me një person për mosmarrëveshje personale, i është afruar më vonë dhe pasi e ka goditur me armë në kokë, e ka qëlluar në kofshë dhe është zhdukur.

Më datë 16.09.2008 u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, pasi ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës Njëanëtarësh të të Miturve Patras, për raste të dalluara vjedhje, armëmbajtje pa leje, posedim dokumentesh udhëtimi të falsifikuara dhe hyrje në vend pa formalitetet ligjore.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm nga Departamenti i 9-të Hetimor i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit në Nafplion.

Më datë 29.04.2020 ai u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurisë Kaminia – Neo Faliro, në bazë të një urdhër-arresti të Departamentit të VI-të të Hetimit Penal Pire, për “Falsifikim” dhe “Kontrabandë”.

Ndaj tij, më datë 11.01.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Nea Smyrni u ngrit një dosje, e akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij, u konstatua se posedonte një thikë”.

”../jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top