Fatale/ Tre nxënës vdesin në oborrin e shkollës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tre nxënës kanë humbur jetën në oborrin e shkollës, pasi një masë dheu ka rrëshqitur në një shkollë në Kolumbi.

“Kemi një lajm shumë të hidhur: tre fëmijë humbën jetën”, në këtë rrëshqitje dheu, tha kryetari i fshatit Ande Carlos Osorio për mediat lokale të enjten mbrëma.

Në raportin fillestar flitej për tetë nxënës të zhdukur, nga këta gjashtë u nxorën nga rrënojat, ndërsa 2 të tjerë nuk janë gjetur ende nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Në një deklaratë për mediat lokale, Eliana Rincones, mësuesja e vetme e shkollës, ka deklaruar se në momentin e rrëshqitjes së dheut në shkollë ndodheshin 22 fëmijë.

“Të gjithë ishim në pushim kur papritmas dëgjuam diçka shumë të fortë, të gjithë u kthyem (për të parë), brenda pak sekondash po vraponim të gjithë (…) as nuk e dinim se ku po vraponim, nuk po bënim gjë tjetër veçse të vraponim”, ka thënë mësuesja për mediet lokale.

Rrëshqitja e dheut pasoi shira të dendur shiu në pjesën më të madhe të Kolumbisë për shkak të fenomenit të stuhisë La Niña.../jetoilumtu.al/

 

 

Scroll to Top