Një grabitje me dhunë ka ndodhur në fshatin Brataj në Vlorë paraditen e sotme. Hajduti ka hyrë në shtëpinë e tyre, i ka lidhur dhe më pas i ka grabitur. E zonja e shtëpisë Yllka Ferraj ka telefonuar Policinë e Shtetit duke denoncuar në Komisariatin e Vlorës se brenda në banesë u është futur një person, ende i paidentifikuar dhe ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj.
Njoftimi:
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar”, thuhet në komunikatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas marrjes së denoncimit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/